Intervistë me Zymrije Grajqevci (Xymmi)
1.www.shqiperiaetnike-ks.com. Kush është Xymmi Grajqevci?
Zymrije Grajqevci (Xymmi): Unë jam Zymrije Grajqevci (Xymmi) nga Prishtina,
Artiste në Ansamblin Kombëtar të këngëve dhe valleve "Shota".
Drejtoresh e OJQ "BrezPasBrezi" që nga 2012.
Përfaqësoj Kosovën në Federatën Botërore të vallzimit dhe festivaleve.
Anëtare e Këshillit Internacional të Vallëzimit.
Drejtoresh e Festivalit Ndërkombetar të artit të vallëzimit në Kosovë "New Born Kosova".
2.www.shqiperiaetnike-ks.com.Kur ke vallëzuar për herë të parë?
Zymrije Grajqevci (Xymmi): vallëzimi është një talent që shfaqet në çdo moment të jetës tonë, luajm duke vallëzuar, në dasmat tona vallëzohet, kur jemi të lumtur vallëzojm, është diqka që ndjehet dhe reflektohet sapo të kemi ndonjë moment gëzimi apo dëgjojm muzikë.
3.www.shqiperiaetnike-ks.com.Kush e zbuloi talentin tuaj?
Zymrije Grajqevci (Xymmi): talentin tim së pari familjarët sepse në çdo dasëm kam qenë unë ajo që kam bërë shou me përshtatjen në muzikën që mund të ketë qenë dhe kështu kam vazhduar deri në moshën për të vendosur se qfarë dua.
4.www.shqiperiaetnike-ks.com.Ku vallëzoni?
Zymrije Grajqevci (Xymmi):Unë në 1995-98 kam qenë në Ansamblin Bajram Curri në Prishtinë ku gjatë shkollimit kam qenë edhe pjesë e këtij ansambli, pastaj më 1999 është bërë pranimi i artistëve të rinjë në Ansamblin Shota kur edhe ishte vendimi im që unë dua ta kem profesion në jetë vallëzimin që edhe sot vazhdoj ta ushtroj këtë profesion, por edhe të jap mësime vallëzimi tek te gjitha gjeneratat permes OJQ "Bre Pas Brezi".
5.www.shqiperiaetnike-ks.com.A shkoni për të vallëzuar në Dasma?
Zymrije Grajqevci (Xymmi): kohëve të fundit jo, për arsye familjare (fëmijët e vegjël) por që jan kolegët që madhështojn dasmat me pranin e tyre për të treguar traditat e dasmave tona, kostumeve tona, që unë propozoj çdo dasëm të jetë e pandashme edhe kostumet kombëtare me ritet zakonet dhe vallet e dasmave tona.
6.www.shqiperiaetnike-ks.com.Si i vlersoni juritë në përgjithësi nëpër festivale?
Zymrije Grajqevci (Xymmi): nga pervoja ime si Juri por edhe si artiste në festivale garuese në përgjithësi vlersimet janë korrekte sepse përzgjedhja e tyre është profesionale, nëse në çdo sektor kulturë përzgjidhen njerëz profesional dhe ju kërkohet që puna dhe vlerësimi të bëhët pa emocion por bazuar në vlerat e asaj gare atëher edhe rezultati do të jetë pozitiv në të mirë të atij eventi.
8.www.shqiperiaetnike-ks.com.Ç'ka mendon për marketingun?
Zymrije Grajqevci (Xymmi): në ditët e sotme me zhvillimet që po bëhen në botë, marketingu është dera kyqe për të treguar punën tënde, për të informuar çdo detaj dhe për të arritur aty ku don, nëse punon por nuk shihet ajo punë shuhet çdo mund dhe aktivitet.Gjithnjë marketingu duhet bërë bazuar në fakte.
9.www.shqiperiaetnike-ks.com.A dallon marketingu në Kosovë dhe Shqipëri?
Zymrije Grajqevci (Xymmi): nuk besoj që ka dallim, mendoj që kjo ndikon me varësi nga vet ai që kërkon dhe si e kërkon marketingun dhe sa investon.
Fund.
Shqipëria Etnike Etnike.