Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme 28.11.2021 | 22:33 Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

nga REVISTA KOSOVARJA



 4 orë më parë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 5 ditëve të ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

Sipas këtij instituti, gjatë kësaj jave do të bie edhe borë.

“Reshjet e shiut do të fillojnë sot për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën. Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore”, thuhet në një shkrim në Facebook nga ky institut.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (29 nëntor – 03 dhjetor 2021)

Vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell ditën e mërkurë. Reshjet e shiut do të fillojnë sot për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën. Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13. Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.

Citon kosovarja
List of videos
Donec leo elit, vehicula nec sodales et, facilisis id magna Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis diam eros, bibendum vitae nulla
Britania pritet të përballet me një dimër të tmerrshëm REVISTA KOSOVARJA 3 orë më parëRadhë të gjata para pikave të karburantit. Shoferë në panik që
Moti në javën e ardhshme Java e ardhshme do të fillojë e ftohtë, me ngrica dhe e thatë.Por, sipas Prishtina Weather, në
Temperatura në minus gradë dhe reshje bore Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe
Shkenca nuk ka fund ajo ecën gradualisht por sigurt Energjia diellore mund të magazinohet17:50 - 9 Shkurt, 2017Disa shkencëtarë kanë shpikur një metodë
Proin vitae condimentum tortor, quis dictum sapien Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis diam eros, bibendum vitae nulla
Prishtinë
Temperature
Tiranë
Temperature
Shkup
Temperature