Sporti i boksit reflekton historinë e suksesit, rezistencës dhe luftës së vendit tonë
22.11.2021 | 22:13
Dje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u mbajt Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Adem Jashari” me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia.
Turneu u organizua nga Federata e Boksit e Kosovës, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nën Patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Kjo ngjarje sportive ndërkombëtare, e cila është edhe në kalendarin e Federatës Ndëkombëtare të Boksit (AIBA), në Kosovë ka filluar nga viti 1999.
Dje janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa sot ndeshjet finale. Nga afër ndeshjet i ndoqën edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sekretari i MKRS, Bislim Bislimi dhe zëvendësministrja Daulina Osmani, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi, dhe emra të mëdhenj të boksit kosovar si Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Fatmir Makolli dhe të tjerë.
Në fjalën e tij Kryeministri Kurti tha se sporti i boksit reflekton historinë e suksesit, rezistencës dhe luftës së vendit tonë.
“Ky turne sportiv, që padyshim reprezenton suksesin e sportit vendor, tregon edhe shumë çka tjetër për vendin dhe popullin tonë. Emërimi i tij, “Adem Jashari”, shënon sakrificën dhe flijimin e familjes Jashari që sot është simbolika e Pavarësisë së popullit tonë” u shpreh kryeministri.
Citon kosovarja