Intervistë me modelen shqiptare Nikolina Kola me prejardhje nga Shkodra me venbanim në Zvicër
04.09.2020 | 05:17
Intervistë me modelen shqiptare Nikolina Kola me prejardhje nga Shkodra me venbanim në Zvicër
Intervistë me modelen Nikolina Kola.
1.www.shqiperiaetnike-ks.com.Një letërnjoftim i shkurtër (emri, mbiemri, datëlindja, shenja e horoskopit, me çka merresh, çka ke studiuar).
1.Përgjigje:Nikolina Kola.Unë quhem Nikolina Kola, jam 25 vjeçe.Vij nga qyteti i bukur, djepi i kulturës, Shkodra.Shenja ime e horoskopit është Shigjetari.Kam mbaruar shkollën profesionale për ekonomi dhe biznes.
2.www.shqiperiaetnike-ks.com.Kush e zbuloj talentin tuaj?
2.Përgjigje:Nikolina Kola. Që e vogël më ka pëlqyer të prezantoj, këndoj para pasqyrës dhe modeloj.Madje shpesh Mami më shihte dhe qeshte kur kërceja e këndoja.Në klasën e katërt hyra në kurs baleti dhe e kam ndjekur për 8 vite.Përmes kësaj duke marrë pjesë në evenimente të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit pata mundësin të shfaq talentin tim në prezantim përmes një evenimenti që më është besua ta prezentoj në klasën e 7-të dhe që atëher nuk e kam ndare nga vetja prezantimin.
3.www.shqiperiaetnike-ks.comNë cilat evenimete-prezentime keni marrë pjesë
3.Përgjigje:Nikolina Kola. Kam marr pjesë brenda dhe jashtë vendit.Kam prezantuar për vite Logun e Bjeshkëve, koncerte në qytetin tim, por jo vetëm. Festa të fundvitit, festa kombërate.Jashtë në Greqi, Zvicër, Kosovë kam qenë pjesë evenimetesh në rolin e prezentueses.
4.www.shqiperiaetnike-ks.com.Ju jetoni në Zvicër po të ishit në atdhe vendlindjen e babait a ta merr mendja se do ti arrinin këto suksese?
4.Përgjigje:Nikolina Kola. Mendoj që në jetë na ndihmon fati, por jo çdo gjë është fat duhet dhe puna.Por kur diçka e do dhe e ndjen me zemër dhe punon vërtet fort mendoj që nuk ka nga të shkoj duhet se nuk bënë që mundi të shpërblehet.Prandaj mendoj që patjetër do bëheshim një me suksesin kur ka talent dhe përkushtim.
5.www.shqiperiaetnike-ks.com.Në trojet shqiptare Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni a ke marrë pjesë në ndonjë sfilat nëse po sa ke arritur sukses në atë sfilat?
5.Përgjigje:Nikolina Kola.Po kam marrë pjesë, madje vitin e shkuar u shpalla "Miss Grand Maqedonia e Veriut.Përveç kësaj edhe kam prezantuar evenimente bukurie.6.www.shqiperiaetnike-ks.com.Çka mendon ose si e dallon marketingun në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Zvicrën?
6.Përgjigje-Nikolina Kola.Stili i diçkaje i bënë gjërat e veçanta.Mendoj që stili i përdor nga secili vendë bënë dallimin dhe evidenton detajet e secilit vendë në fushën e marketingut.
7.www.shqiperiaetnike-ks.com.Në fund diçka për lexuesit e Websajtit:www.shqiperiaetnike-ks.com, Facebukut Shqipëria Etnike Etnike, Fan page Shqiperia Etnike Etnike dhe Instagramit Shqipëria Etnike?
7.Përgjigje:Nikolina Kola.Mesazhi im është i thjeshtë për fansat e faqes.Duajeni veten , përkushtohuni me nderë për të arritur sukses dhe nëse një ditë suksesi është fryt mos harroni nga erdhët deri aty ku keni mbërritur.Bekuar qofshin Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës ,Maqedonisë dhe kudo ndodhen shqipëtarët.Faleminderit
Intervistoi: Florim Isufi.