Këta njerëz rrezikohen më shumë nga diabeti
11.09.2019 | 10:28
Njerëzit me trup më të shkurtër kanë një rrezik më të lartë për të marrë diabet sesa diabeti tip 2, sipas një studimi të publikuar sot.Çdo dhjetë centimetra të shtuara të lartësisë përkthehet në 41 për qind më pak shanse për të zhvilluar sëmundjen te burrat dhe 33 për qind më pak të ngjarë të shfaqet te gratë, sipas një studimi të botuar në revistën profesionale mjekësore “Diabetologia”. Më parë është raportuar se ndjeshmëria ndaj insulinës dhe puna e qelizave speciale në pankreasit që sekretojnë hormonin janë më të mirë te personat me trup më të gjatë, transmeton KP. Njerëzit me diabet kanë sheqer të lartë në gjak. Rreth 420 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga diabeti, dhe ky numër pritet të rritet në 629 milionë deri në vitin 2045, sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit. Në llojin 2, trupi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme, që do të thotë se sheqeri mbetet në gjak. Fillimi i këtij lloji të diabetit është i lidhur fort me mbipeshën dhe me kalimin e kohës mund të çojë në verbëri, dëmtim të veshkave, sëmundje të zemrës ose goditje në tru. Citon Kosovarja