Mos rrej, gënjeshtar, turp”, Ganimete Musliu përplaset në Kuvend me ministrin Peci
13.12.2021 | 14:21
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është përplasur me ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, FATON Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante.
Musliu ka kërkuar nga ministri Peci të tregojë në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi sipas saj, vendimi nuk është i publikuar në web faqen e ministrisë.
Ministri është përgjigjur se vendimin për anulimin e thirrjes për grantet është i publikuar në web faqen e ministrisë.
“Sikurse e kam shpjeguar edhe në seancën e kaluar, vendimi për shpalljen e dytë të granteve është anulu. Arsyeja pse ka ardhur deri te anulimi është paralajmërimi i vlerësimit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për shkeljet e evidentuara në proces të vlerësimit edhe te granteve edhe subvencionit, dhe me qëllim të parandalimit të rrezikut të përsëritjes së shkeljeve të vazhdueshme që kanë ekzistu në këtë institucion. Nuk është e vërtetë që për herë të parë kam diskutu, të gjitha vendimet që i marr si ministër bëhen publike në web faqen e Ministrisë…”, ka deklaruar Peci.
Por deputetja Musliu sërish ka kërkuar nga Peci ta tregojë datën e anulimit të vendimit. Sipas saj, fermerët nuk janë në njohuri të anulimit të këtij vendimi.
Ministri Peci përsëri iu drejtua deputetes se mund ta kërkojë vendimin në web faqen e Ministrisë.
“E nderuar deputete juve munden mos me ju interesu arsyetimet, por mu më interesojnë shumë arsyetimet edhe vendimi për anulimin ka ndodhur në muajin korrik, ndërsa vendimi është publik në faqen e Ministrisë së Bujqësisë, futu aty dhe e gjen pjesën e vendimit”, tha Peci.
Ndërkaq kjo shkaktoi edhe përplasje ndërmjet deputetes Musliu dhe ministrit Peci.
Musliu e ka quajtur gënjeshtar Pecin.
“O datat, datat o zotni, datat, mos gënje, t’kom zanë tu rrejt, edhe vjen më filozofon, mos rrej, datat… Gënjeshtar, edhe shkollën e Bujqësisë na e ke hapë në Skenderaj gënjeshtar, turp”, i tha Musliu-Pecit. Citon kosovarja