Gazeta gjermane publikon presionin që Pompeo ia bëri Vuçiqit
25.08.2019 | 16:16
Gazeta gjermane ‘Zuerst.de’, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rritur jashtëzakonisht presionin ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sipas këtij shkrimi thuhet se një gjë e tillë ka ndodhur në Washington gjatë takimit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Gazeta gjermane citon edhe komunikatën e lëshuar nga faqja zyrtare e Departamentit të Shtetit, ku thuhet se Pompeo i bën thirrje Serbisë që të fokusohet në synimet strategjike. Ndër të tjera thuhet se Pomepo ka bërë thirrje për dy palët që të shmangin provokimet dhe të kërkojnë një kompromis. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe. Serbia rikthimin në dialog është duke e kushtëzuar me heqjen e taksës, ndërkohë institucionet e Kosovës janë të vendosura që taksa nuk hiqet, pa një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Citon Kosovarja