Arrin në 21 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
25.01.2020 | 11:32
Në tërmetin 6,8 ballë që goditi të premten në orën 20:55 nënprefekturën Sivrice të rrethit Elazig kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur 1030 të tjerë. Tërmeti që ndodhi në një thellësi 6,7 në tokë, zgjati 40 sekonda. Lëkundjet u ndjenë në qytetet Adana, Hatay, Osmaniye, Tunceli, Gaziantep, Sanliurfa, Malatya, Mardin, Samsun, Tokat, Çorum, Mardin, Kayseri të Turqisë dhe në veri të Sirisë.
Në rajon kanë shkuar ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhe ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koc a. Menjëherë pas tërmetit në rajon mbërritën me shpejtësi ekipet e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), Gjysmëhënës së Kuqe, Ekipet Kombëtare të Shpëtimit Mjekësor (UMKE), zjarrfikëse, ekipet mjekësore dhe ndihma emergjente. Gjithashtu punojnë edhe ekipet e kërkim shpëtimit të bashkive të rajonit të prekur nga tërmeti. Punimet që zhvillohen në rajonin e tërmetit po ndiqen nga afër edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan). Ai deklaroi se janë marrë të gjitha masat e duhura për të sigurinë e njeriut. Citon Kosovarja