Siri, Regjimi i Asadit brenda një dite ka kryer 750 sulme tokësore dhe ajrore
Siri, Regjimi i Asadit brenda një dite ka kryer 750 sulme tokësore dhe ajrore 22.06.2018 | 18:47 Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri, dje ka kryer 750 sulme tokësore dhe ajrore ndaj qytetit Dera në jug të vendit. Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 6 civilë, ndërsa të paktën 7 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) në Dera, thuhet se regjimi dje ka kryer gjithsej 750 sulme në qytet dhe se 6 prej tyre janë bërë nga ajri.

Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 6 civilë ndërsa të paktën 7 të tjerë janë plagosur.

Dera ishte një nga 4 zonat e deeskalimit të formuar nga garantuesit e procesit të Astanas, Turqisë, Iranit dhe Rusisë në muajin maj të vitit 2017.

Rusia dhe SHBA-të dy muaj më pas e hoqën qytetin Dera nga kjo marrëveshje dhe e shpallën zonë të veçantë të sigurtë.

Më pas SHBA-ja tërhoqi ndihmat për opozitarët të cilët i mbështesnin në rajon.

Përkundër të gjitha paralajmërimeve të SHBA-ve, regjimi dhe përkrahësi i tij Irani, pas përfitimeve nga pjesa qendrore e vendit, ditë më parë ka nisur një operacion ndaj Deras për të marrë nën kontroll edhe jugun.
List of videos
Moti në javën e ardhshme Java e ardhshme do të fillojë e ftohtë, me ngrica dhe e thatë.Por, sipas Prishtina Weather, në
Temperatura në minus gradë dhe reshje bore Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe
Reshje bore dhe temperatura në minus Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot
Mos bëni plane për vikend, këto janë temperaturat për nesër Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të ketë reshje shiu dhe
Borë dhë riga shiu, moti për ditët e mbetura të kësaj jave Mot i ndryshueshëm dhe jostabil pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Të premtën parashihet të
Këto janë temperaturat sot Prishtina Weather ka njoftuar se dita e mërkurë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.Në
Prishtinë
Temperature
Tiranë
Temperature
Shkup
Temperature