E grushtoi një grua në market, gjykata i cakton një muaj paraburgim 46-vjeçarit
E grushtoi një grua në market, gjykata i cakton një muaj paraburgim 46-vjeçarit 26.10.2021 | 23:38 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik kundër të pandehurit F.B., për shkak të veprës penale “Sulmi”.

Në njoftimin për media thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik kundër të pandehurit F.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj dhe ka urdhëruar që ndaj të njëjtit të bëhet ekzaminimi psikiatrik.

“Të pandehurit F.B. i është caktuar masa e paraburgimit në bazë të nenit 187 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2, 1.2.3, të KPP-së lidhur me nenin 509 par 1 nën paragrafi 1 dhe ka dyshim nga neni 1.2 dhe 1.3 të KPPK-së.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.10.2021, brenda Qendrës Tregtare “Interex”, në Prishtinë i pandehuri F.B. pas një mosmarrëveshje të atëçastshme verbale me të dëmtuarën S.B.H, në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim ku gjatë blerjes së gjërave ushqimore të njëjtit nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim ashtu që si pasoj e kësaj i pandehuri e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë me ç’rast e dëmtuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
List of videos
Donec leo elit, vehicula nec sodales et, facilisis id magna Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis diam eros, bibendum vitae nulla
Britania pritet të përballet me një dimër të tmerrshëm REVISTA KOSOVARJA 3 orë më parëRadhë të gjata para pikave të karburantit. Shoferë në panik që
Moti në javën e ardhshme Java e ardhshme do të fillojë e ftohtë, me ngrica dhe e thatë.Por, sipas Prishtina Weather, në
Temperatura në minus gradë dhe reshje bore Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe
Shkenca nuk ka fund ajo ecën gradualisht por sigurt Energjia diellore mund të magazinohet17:50 - 9 Shkurt, 2017Disa shkencëtarë kanë shpikur një metodë
Proin vitae condimentum tortor, quis dictum sapien Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis diam eros, bibendum vitae nulla
Prishtinë
Temperature
Tiranë
Temperature
Shkup
Temperature