Më së largu ditën e shtunë Prishtina del nga karantina
Më së largu ditën e shtunë Prishtina del nga karantina 23.04.2020 | 12:34 Pas dy jave nga hyrja në karantinë, të premten më së largu të shtunën pritet që kryeqyteti të dalë nga karantina.

Ky vendim pritet të merret sonte në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë, megjithatë masat e ndërmarra nga Qeveria do të vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Arsyet e largimit të Prishtinës nga karantina i bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Nushi në një intervistë deklaroi se arsyeja kryesore qëndron në angazhimin e ekipeve policore në veprimtaritë e tjera të nevojshme për komunën.
13 orë më parë

Pasi siç njoftoj ai 26 patrulle policore po qëndrojnë çdo ditë në hyrjet dhe daljet e Komunës së Prishtinës.

Mes tjerash, Nushi theksoi se rastet e prekura me Coronavirus janë zvogëluar, por tha se duhet të kihet kujdes maksimal, pasi që virusi ende nuk është larguar.

“Ne dy ditët e fundit nuk kemi asnjë rast fatmirësisht. Përkundër numrit të konsiderueshme të testimeve që janë bërë, qoftë në shatorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare por edhe rastet që janë testuar në IKSHP. Janë lajme mjaftë të mira dhe optimiste por këtë duhet të shprehim më vonë. Duhet të kemi kujdes, nuk është kjo shenjë që virusi është larguar”.
Ne kemi kërkuar largimin nga Ministria e Shëndetësisë nga karantina. Arsyeja kryesore se 25-26 patrulle policore janë të angazhuara çdo ditë në pikat hyrëse dhe dalës të Prishtinës. Angazhimi i tyre e pamundëson angazhimin e tyre në veprimtaritë e tjera për të cilat kemi nevojë në komunë me i aplikuar”, ka thënë Nushi.

Nënkryetari i komunës, theksoi se të gjitha masat tjera mbesin në fuqi, edhe lëvizja prej një orë e gjysmë sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit.

“Dakordimi me ministrinë e Shëndetësisë do të vjen gjatë ditë së sotme dhe besoj prej te premtes eventualisht prej të shtunës qytetarët e Prishtinës mund të llogarisin se do të largohet karantimini. Por me largim nuk largohen masat tjera, të gjitha masat e parapara sipas rekomandimeve të MSH mbesin në fuqi. Lëvizja një orë e gjysmë për secilin sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit”, tha ai.

Për me tepër, Nushi potencoi se largimi nga karantina do të jetë mundësi për qytetarët e komunave tjera që të lëvizni në Prishtinë.

Pasi siç tha, sipas njoftimeve nga IKSHP, Kosova e ka kaluar pikun, por tha ai që do të kemi raste të reja.

Derisa njoftoj ai se pas datës katër maj do të ketë reduktime të masave e çdo gjë do të shkojë drejt normalizimit.

“Me këtë largim do t’i jepem mundësi qytetarëve tjerë të komunave tjera që nuk janë të karintinuar me lëviz në Prishtinë. Sipas disa mikrobiologëve nga IKShP-ja pikun e kemi kaluar, por shpresojmë që nuk do të kemi raste të shumta, por që do të kemi raste. Çdo gjë është duke shkuar drejt normalizimit”

“Me 4 maj do të fillojmë më reduktime të masave tjera në bashkëpunim me MSH dhe çdo gjë do të shkojë drejt normalizimit. Por duhet të kemi kujdes”.

“Bartja e dorezave e maskave dhe pastrimi i duarve , sa më shumë mbajtja e distancës sociale, sa më pak takime e shëtitje, jemi në rrugën e mirë. Deri me tani është duke u menaxhuar mjaftë mirë”, u shpreh Nushi.
Citon kosovarja


List of videos
Donec leo elit, vehicula nec sodales et, facilisis id magna Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis diam eros, bibendum vitae nulla
Britania pritet të përballet me një dimër të tmerrshëm REVISTA KOSOVARJA 3 orë më parëRadhë të gjata para pikave të karburantit. Shoferë në panik që
Moti në javën e ardhshme Java e ardhshme do të fillojë e ftohtë, me ngrica dhe e thatë.Por, sipas Prishtina Weather, në
Temperatura në minus gradë dhe reshje bore Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe
Shkenca nuk ka fund ajo ecën gradualisht por sigurt Energjia diellore mund të magazinohet17:50 - 9 Shkurt, 2017Disa shkencëtarë kanë shpikur një metodë
Proin vitae condimentum tortor, quis dictum sapien Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis diam eros, bibendum vitae nulla
Prishtinë
Temperature
Tiranë
Temperature
Shkup
Temperature